Transha e gjashtë në vlerë prej 19.4 milionë eurosh u është paguar bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive
Banka për zhvillim pagoi transhin e gjashtë në vlerë prej 19.4 milionë eurosh për bankat afariste për 43 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim. Mjetet nga kjo transh janë të destinuara për projekte të 5 mikro, 22 kompanive të vogla, 7 kompanive të mesme dhe 9 kompanive të mëdha. 17.6 milionë euro janë ndarë për investime në ndërtesa dhe pajisje, 1.5 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, ndërsa 252.3 mijë euro janë ndarë për investime në mjete transporti. Nga kjo transh, pjesa më e madhe e mjeteve është destinuar për 30 projekte të kompanive me aktivitete kryesisht prodhuese dhe tregtare.
Me këtë transh, Banka për zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 190.6 milionë euro për bankat afariste, nga 250 milionë eurot e planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, duke financuar 682 projekte të kompanive vendase.
Mbështetja e qëndrueshmërisë për bizneset në Maqedoninë e Veriut
Përmes një nisme të përbashkët me Qeverinë, Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA dhe bankat tregtare lokale, EIB Global ka mbështetur 120 kompani me financim për 150 projekte të gjelbërta – nga panelet diellore dhe përmirësimet efiçiente të energjisë deri te teknologjitë e avancuara të riciklimit.
Pjesë e historive të suksesit janë këto kompani:
- Vitaminka – Kompani ushqimore maqedonase, instalim panelesh diellore.
- LTH Learnica (LTH Casting) – prodhues i pjesëve të automobilave, duke rritur automatizimin për të ulur emetimet dhe për të rritur produktivitetin.
- Dema Stil – Prodhues lodrash nga Kriva Palanka, duke zvogëluar konsumin e energjisë.
- Otpad Ohrid – Kompania e mbeturinave nga Ohri, duke rritur kapacitetin e riciklimit falë makinerive të reja.
- Kiro Dandaro – Shtypshkronja - modernizimi i proceseve të shtypjes dhe paketimit drejt një prodhimi më efikas, produktiv dhe më të gjelbër.
- Bucen Kozjak- prodhues i produkteve të qumështit nga Kumanova, duke modernizuar prodhimin.
- Hotel Pamela- zgjerimi i ofertës moderne të mikpritjes në Negotinë.
- Dental Kraft- Një klinikë dhe laborator dentar nga Shkupi merr pajisje të sofistikuara protetike.
Këto përpjekje jo vetëm që po reduktojnë emetimet dhe po mbështesin veprimin për klimën, por gjithashtu po krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë lokale.
Linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private – Kredi për investime dhe zhvillim
- për investime në mjete fikse
- për ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha
- 1.95% interes vjetor fiks
- afati i shlyerjes deri në 15 vjet
- duke përfshirë një periudhë mospagimi deri në 3 vjet
- nëpërmjet bankave pjesëmarrëse
- kredi për të mbështetur sipërmarrjen e grave
- kredi për investime të gjelbra
- kredi për dixhitalizim
- norma e interesit deri në 3.5%

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut është bankë për zhvillim e cila është 100% prone e Republikës së Maqedonisë së Veriut. U themelua në vitin 1998, qëllimi primar është të mbështeten kompanitë tregtare vendase mikro, të vogla, të mesme dhe të orientuara drejt eksportit dhe të forcohet konkurrueshmëria e ekonomisë maqedonase. Banka mbështet kompanitë vendore nëpërmjet: kreditimit të drejtpërdrejtë dhe kreditimit nëpërmjet bankave komerciale, sigurimet afatshkurtra të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedonase nga rreziqet komerciale dhe politike, faktoringu në vend dhe jashtë vendit dhe dhënien e garancive.