Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut vazhdon të intensifikojë bashkëpunimin ndërkombëtar

30.05.2024

Në vijim të aktiviteteve për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht bashkëpunimin me institucionet financiare zhvillimore nga rajoni, Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me ftesë të Fondit për Zhvillim të Republikës së Serbisë “Modelet për financim të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt më 24 maj të vitit 2024 në Beograd.

 

   

 

Në panelin e diskutimit me titull: “Zhvillimi i institucioneve financiare si nxitje e rëndësishme për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendeve”, udhëheqësi i Shërbimit për plan dhe analizë, dr. Goran Kovaçev, theksoi se BZHMV-ja ShA Shkup, si bankë e vetme për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pronësi të plotë të shtetit, mbështet fuqishëm rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në shtet përmes gamës së gjerë të produkteve. Dr. Kovaçev iu referua rritjes intensive të Bankës në vitet e fundit dhe shtoi se Banka për Zhvillim, në përputhje me synimet strategjike të shtetit, do të vazhdojë të mbështesë kompanitë vendase edhe në periudhën e ardhshme, duke iu ofruar kushte jashtëzakonisht të favorshme për financimi, dhe duke gjetur mjete shtesë për këtë qëllim nga institucionet e themeluara financiare ndërkombëtare.

Sipas pjesëmarrësve të Konferencës, Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut është model i mirë me të cilin, fondet për zhvillim në rajon mund të evoluojnë dhe të transformojnë punën e tyre si banka për zhvillim në të ardhmen.