Delegacion i Bankës për zhvillim të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës viziton Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut

30.06.2025

Delegacioni i Bankës për zhvillim të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës qëndroi në Shkup, ku, në kuadër të vizitës zyrtare të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, u mbajtën një sërë takimesh pune kushtuar shkëmbimit të njohurive dhe përvojave profesionale, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale me qëllim ofrimin e një mbështetjeje më të fortë për ekonomitë e secilit vend.

 
Delegacioni i Bankës për zhvillim të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës u kryesua nga kryetari i Bordit drejtues, z. Borislav Trlin, dhe përbëhej nga anëtari i Bordit drejtues, z. Dalibor Milinkoviq, dhe drejtoresha e sektorit të kredisë, znj. Lejla Kapur.
 
Në emër të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, vizita u prit nga kryetari i Bordit drejtues, z. Kire Naumov, drejtori kryesor operativ z. Faruk Ismaili, së bashku me ekipin bashkëpunëtorë të tyre, z.Naumov shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e takimeve të tilla për forcimin e lidhjeve profesionale dhe shkëmbimin e njohurive midis bankave të zhvillimit në rajon.