U është pagua transha e pestë në vlerë prej 11.4 milionë eurosh bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive
Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë transh synohet për financimin e 33 projekteve të kompanive të vogla. Sa i përket strukturës së aktivitetit dhe numrit të projekteve, kjo transh mbështet kryesisht projekte në sektorin e prodhimit (u mbështetën gjithsej 20 projekte në sektorin e prodhimit).
Struktura sipas llojit të investimit nga kjo transh është: 51% në ndërtim, 46% në pajisje dhe 3% në investime në mjete transporti. Këto mjete mbështesin 4 kompani mikro, 33 të vogla, 9 të mesme dhe 9 të mëdha në vend.
Me këtë transh, Banka për zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 171.2 milionë euro për bankat afariste, ose 68% të 250 milionë eurove të planifikuara që synohen për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, duke financuar 639 projekte të kompanive vendase.