Zyrtarët më të mirë të bankës për vitin 2025

03.11.2025

Me rastin e ditës botërore të kursimeve, 31 tetor, Shoqata e bankave të Maqedonisë ndau mirënjohje për rezultate të shkëlqyera në punën e punonjësve të nominuar nga bankat, kursimoret, Shtëpia e Kliringut KIBS dhe Byroja e Kreditit të Maqedonisë.

Nadica Pavliçkovska dhe Gabriela Dimitrievska janë dy punonjëset e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup të cilat morën çmimin për punonjësit më të mirë të bankës për vitin 2025.



Gabriela Dimitrievska
është e punësuar në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për 15 vjet në sektorin për punë juridike dhe të përgjithshme. Ajo e kryen punën e saj me përkushtim dhe profesionalizëm të plotë. Lidhur me çmimin, ajo thotë: ”Ky çmim është i rëndësishëm dhe një kënaqësi për mua, sepse shënon njohjen e punës sime të palodhur, kolegjialitetit dhe punës në grup. Në të njëjtën kohë, shpreh mirënjohjen time për Bordin Drejtues të Bankës dhe kolegët e mi për përzgjedhjen".

Nadica Pavliçkovska: "Është një nder i madh për mua të marr çmimin - punonjëse e vitit. Si punonjëse e Bankës për Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut për 21 vjet në sektorin e financave, kontabilitetit, qarkullimit pagesor dhe likuiditetit, kjo njohje është konfirmim për mua se puna e palodhur, këmbëngulja dhe energjia pozitive sjellin gjithmonë rezultate. Ky çmim më motivon të vazhdoj me një përkushtim edhe më të madh. Shpreh mirënjohjen time të madhe për kolegët e mi, dhe veçanërisht për ekipin menaxhues".