BZhMV në Konferencën MASIT 2.0 Recode Reality

09.12.2025

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut ShA Shkup, në kuadër të konferencës së 20-vjetorit të titulluar “MASIT 2.0 Recode Reality”, prezantoi linjën kreditore për dixhitalizimin dhe transformimin dixhital.

    

Në diskutimin në panel me titull "Financimi i Inovacioneve: nga ideja në zbatim", drejtori i Fondit për efikasitet energjetik në BZhMV, Dr. Goran Kovaçev, trajtoi qëllimet dhe objektivat themelore të BZhMV si e vetmja bankë për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prezantoi produktet e Bankës që u ofrohen kompanive me qëllim mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit të tyre. Fokusi kryesor u vu në linjën e kredisë për dixhitalizimin dhe transformimin dixhital, e cila është një nga të parat e këtij lloji në vendin tonë. Të pranishmit u informuan për interesin e madh për këtë linjë krediti, zbatimin e saj me sukses, si dhe për kushtet dhe mënyrën e aplikimit.

Banka për zhvillim do të vazhdojë të mbështesë financiarisht kompanitë vendase që duan të transformojnë punën e tyre në epokën e dixhitalizimit dhe inteligjencës artificiale.