U paguan transha e tetë dhe e nëntë në vlerë prej 14.2 milionë eurosh bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive

23.12.2025

Banka për zhvillim pagoi transhen e tetë dhe të nëntë në vlerë prej 14.2 milionë eurosh për bankat afariste për 45 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim. Mjetet nga kjo transh janë të destinuara për projekte të cilat janë: 2 mikro, 24 kompani të vogla, 6 kompani të mesme dhe 13 kompani të mëdha. 10.9 milionë euro janë ndarë për investime në ndërtesa dhe pajisje, 3.1 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, ndërsa 177 mijë euro janë ndarë për investime në mjete transporti. Nga kjo transh, pjesa më e madhe e mjeteve janë destinuar për 23 projekte të kompanive me aktivitete kryesisht prodhuese.

Me këtë transh, Banka për Zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 217.5 milionë euro për bankat afarsite, nga 250 milionë eurot e planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, duke financuar 766 projekte të kompanive vendase.