Shfrytëzues të shërbimit mund të jetë:
- subjekt ekonomik nga vendi i cili kryen eksport të produkteve dhe shërbimeve me afat të pagesës deri më 180 ditë
- subjekti nga vendi duhet të jetë me patjetër në pronë private
- të ekzistojë të paktën një vit gjegjësisht të ketë raporte financiare për një vit
- të ketë policë të vlefshme për sigurim të kërkesave dhe limit të vlefshëm për blerësin konkret për të cilin do të bëhet faktoring
Procedura për shfrytëzimin e faktoringut:
- Klienti dorëzon në BZHMV pyetësor për faktoring dhe aplikacion individuale për çdo blerës për të cilin do të bëjë faktoring. Zakonisht, limiti i cili është miratuar për sigurim do të jetë i njëjtë si dhe limiti për faktoring (nuk është e domosdoshme të jenë limitet e njëjta).
- BZHMV-ja kryen analiza të blerësve dhe të klientit dhe vërtetohet limit i përgjithshëm dhe limitet individuale për çdo blerës.
Shembull: Klienti X dorëzon pyetësor dhe aplikacione për tre blerës me këto vlera: 100.000, 200.000 dhe 300.000 euro përkatësisht. Në qoftë se miratohen kështu limitet e propozuara klienti do të ketë limit të përgjithshëm prej 600.000 euro, ndërsa për çdo blerës do të mund të shfrytëzojë aq sa është e cekur më lartë.
- Përgatitet Marrëveshje kornizë për limit revolving i cili vërtetohet në noter (klauzolë ekzekutive) dhe nënshkruhen 3 kambiale.
- Pasi të nënshkruhet Marrëveshje kornizë për limit revolving, klienti i dorëzon çdo blerësi për të cilin është miratuar limiti notifikim me të cilin e lajmëron se kërkesat që i ka klienti janë dhënë në BZHMV dhe se të gjitha pagesat mbi bazë të faturave të ardhshme do të duhet të kryhen në llogarinë e BZHMV-së.
- Në bazë të notifikimit, blerësit duhet të kthejnë konfirmim se pajtohen me tekstin.
- Pasi që të sigurohen dokumentet e lartpërmendura mund të fillohet me faktoringun. Klienti dorëzon specifikacion të faturave për të cilat kryhet faktoringu (këto fatura paraprakisht janë të siguruara në bazë të Policës për sigurim).
- Në shumën e paguar nga faturat përllogaritet provizion prej 0,25% dhe ngarkohet klienti që ta paguajë.
- Mbasi të kryhet pagesa e provizionit përgatitet dhe nënshkruhet Marrëveshje individuale për blerjen e kërkesave (Kjo Marrëveshje nuk vërtetohet në noter.).
- Kryhet pagesë të 80% nga vlera e faturave. Mjetet transferohen në xhirollogarinë e klientit.
- Kryhet përllogaritje mujore dhe pagesë e kamatës. Shkalla e interesit është 3,2% vjetore. Përllogaritet deri në pagesën e faturës nga ana e blerësit. Klienti e paguan kamatën në fund të muajit.
- Pasi të kryhet pagesa e faturës konkrete, BZHMV-ja kryen pagesën 20% të mbetur nga fatura. Kushti për këtë është që klienti të mos ketë detyrim të papaguar ndaj BZHMV-së.
- Në qoftë se në afat prej 180 ditësh nga dita e arritjes së faturës nuk ka pagesë nga ana e blerësit nga jashtë, aktivizohet e drejta e regresit (BZHMV-ja e kthen kërkesën e klientit). Për këto 180 ditësh përllogaritet kamatë e rregullt prej 3,2% vjetore, ndërsa pas aktivizimit të regresit përllogaritet kamata ndëshkuese ligjore.