Shoqëritë e vogla dhe të mesme të regjistruara në RMV, kompanitë e eksportit, komunat në pjesën e mbështetjes të projektit nga IPA komponentët, subjektet e prekura nga pandemia e virusit korona kovid-19 dhe subjektet e prekura si pasojë e krizës energjetike dhe ekonomike.
Kreditimi mund të jetë: nëpërmjet bankave afariste d.m.th bankat pjesëmarrëse dhe direkt nëpërmjet BZHMV-së.
Në procedurën e marrjes së kredisë nëpërmjet bankave afariste, ndërmarrjet aplikojnë në njërën nga bankat pjesëmarrëse, ndërsa në procedurën e marrjes së kredisë direkt nga BZHMV-ja aplikojnë në BZHMV.
Kohëzgjatja e procedurës, nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë në bankën pjesëmarrëse ose BZHMV deri në miratimin e kredisë, zgjat jo më shumë se një muaj.