Kur shiten produkte/shërbime në tregjet e huaja me metodë pagese me vonesë, ekziston rreziku i mospagesës së mundshme të kërkesave. Për të mbrojtur nga rreziku i mospagesës të kërkesave të tyre nga transaksionet e eksportit, eksportuesit mund të sigurojnë kërkesat e tyre kundër rreziqeve komerciale dhe politike.
Sigurimi i kërkesave nga eksporti pas dorëzimit të realizuar të mallit nënkupton sigurimin e kërkesave të eksportuesit nga blerësi i tij i huaj pas dorëzimit të realizuar të mallit. Sigurimi i kërkesave të eksportit pas dërgesës përfshin:
Rreziqet komerciale:
Rreziqet politike:
Sigurimi i kërkesave nga eksporti para dorëzimit të mallit nënkupton kur eksportuesi prodhon mallra të caktuara me porosi të veçantë të një blerësi të caktuar të huaj, nëse gjatë prodhimit blerësi i huaj falimenton ose shfaqet një rrezik i caktuar politik në vendin e blerësit të huaj, kurse produktin për shkak të karakteristikave specifike që i ka eksportuesi nuk mund ta shesë atë te një blerës tjetër, atëherë BZHMV-ja e kompenson eksportuesin.
Sigurimi i kërkesave të eksportuesit nga blerësi i tij i huaj përpara dorëzimit të mallrave përfshin:
Rreziqet komerciale:
Rreziqet politike:
Siguruesi potencial dorëzon formularë të plotësuar Pyetësor për sigurim të kërkesave. Pyetësori duhet të përmbajë të dhëna të sakta për vëllimin e shitjes të siguruesit potencial, vendet ku kryhet shitja, mënyra e menaxhimit me kërkesat e papaguara, blerësit ku shitësi merr pjesë në strukturën e pronësisë, kërkesa të papaguara në 3 vitet e fundit, emrat e blerësve që vonohen më shumë se 60 ditë, bilanc të gjendjes dhe bilanc të suksesit etj.
Siguruesi potencial ose siguruesi tani më ekzistues dorëzon të plotësuar Aplikacion për limit kreditues për çdo blerës veçmas. Aplikacioni duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe të plota për emrin e blerësit, adresa e saktë, në qoftë se është e mundshme numrin amë ose numrin tatimor, madhësinë e shitjes së planifikuar, dinamikën e shitjes, limiti i kërkuar kreditues etj.
Përpunimi i secilit aplikacion për limit kreditues të blerësit nga jashtë kushton 55 euro.
Në qoftë se BZHMV-ja e pranon siguruesin potencial për klient, ndërsa në të njëjtën kohë miraton limit kreditues për blerësit për të cilët siguruesi ka aplikuar për limit kreditues, BZHMV jep Polisë për sigurim të kërkesave në afat të shkurtër, me Shtojcë të veçantë ndaj Polisës dhe Shtesa plotësuese për limit kreditues për çdo blerës veçmas. Në Shtesën për limit kreditues përcaktohen kushtet e veçanta nën të cilat pranohet blerësi për sigurim, shkalla e premisë dhe përqindja e sigurimit.
Shkalla e premisë mund të jetë: minimale 0,24%, ndërsa maksimale 1.32%. Lartësia e shkallës së premisë varet nga tre faktorë: rreziku i vendit ku gjendet blerësi, numri i blerësve që i siguron siguruesi dhe afati i pagesës. Prej këtu për një blerës nga Serbia me afat të caktuar të pagesës prej 360 ditë, shkalla e premisë do të ishte 1.02%. Shkalla e premisë do të ishte më e ulët në qoftë se siguruesi ka së paku pesë blerës për sigurim, në më së pak tri vende. BZHMV-ja këtë e konsideron si shpërndarje të rrezikut dhe atëherë klientëve të saj ua ofron shkallët më të ulëta të premisë.
Me zbatimin e shkallës së premisë së shitjes së paralajmëruar, fitohet premia të cilën siguruesi e ka për obligim t’ia paguajë BZHMV-së që të sigurojë shitjen e tij.
Klienti/siguruesi ka për obligim rregullisht të paralajmërojë shitjen me formularin Paraqitje për shitjen e realizuar në kuadër të limitit të validuar, si dhe rregullisht ta paguan preminë.
Siguruesi e ka për detyrë në çdo muaj ta informojë BZHMV-në për faturat e paguara si dhe për blerësit që vonohen më shumë se 60 ditë me dorëzimin e formularit Lajmërim për vonesën e pagesës.
Siguruesi duhet të sillet sikurse nuk është i siguruar dhe të udhëheqë menaxhment të mirë kreditues me qëllim që t’i paguhen kërkesat e tij. Në raste të caktuara me kërkesë të BZHMV-së do të duhet të angazhohet edhe agjenci për pagesën e borxhit. Shpenzimet për angazhimin e agjencisë për pagesën e borxhit ndahen midis BZHMV-së dhe siguruesit, në raport me atë se sa është përqindja e siguruar.
Në rast kur siguruesi edhe përskaj asaj, nuk arrin ta paguajë kërkesën e tij përcaktohet rreziku që është krijuar: falimentim, pagesë e vonuar (pas 180 ditë nga data e arritjes së faturës), ose ndonjë ngjarje politike, dhe në bazë të asaj dorëzon formularë Kërkesë për dëme në BZHMV. Me Kërkesën për dëme siguruesi është i obliguar që ta dorëzojë dokumentacionin e tërësishëm shoqërues si: fatura, CMR, deklaratën doganore te kërkesat nga eksporti, kartelën financiare të blerësit, porosinë ose marrëveshjen me blerësin dhe dokumente të tjera nëse BZHMV-ja vlerëson se janë të nevojshme.
Pasi që siguruesi e dorëzon dokumentacionin e tërësishëm, BZHMV-ja do ta shqyrtojë të njëjtën deri në maksimum prej 60 ditë dhe do të marrë vendim për miratim/miratim të përsëritshëm/refuzim të kërkesës për dëme. Refuzimi mund të ndodhë në qoftë se siguruesi në mënyrë të vetëdijshme dhe qëllimisht e ka ekspozuar BZHMV-në në rrezik , është sjellë me pavetëdije, nuk ka bërë asgjë që t’i paguajë kërkesat e veta, kur edhe përskaj rekomandimeve të BZHMV-së që të ndërpresë me dërgesat ka vazhduar të kryejë dërgesa, është shkaktuar tjetër rrezik që nuk është i siguruar me Polisën e sigurimit dhe ngjashëm.
Miratimi i pjesshëm mund të ndodhë në qoftë se siguruesi ka kryer dërgesa më shumë se sa limiti i lejuar kreditues, në qoftë se ekziston kontest të vlerës së pjesshme, BZHMV paguan dëmin për vlerën që nuk është i kontestueshme nga ana e blerësit dhe ngjashëm.
Në qoftë se krijohet kontest midis blerësit dhe siguruesit, BZHMV-ja e shtyn periudhën e pagesës së vazhduar, deri sa nuk zgjidhet kontesti. BZHMV-ja nuk vendos për vlefshmërinë e kontestit. Në qoftë se ekziston zgjidhje gjyqësore në dobi të siguruesit, siguruesi kur duhet të dorëzojë kërkesën për dëme, në të cilën përskaj kërkesës themelore i cek edhe shpenzimet që i ka bë për realizimin e procesit gjyqësor. BZHMV-ja e paguan përqindjen e sigurimit të kontraktuar nga vlera e përgjithshme e cekur në Kërkesën për dëme.
Me pagesën e dëmit siguruesi e transferon të drejtën e kërkesës mbi BZHMV-në, që BZHMV-ja të mund ta fillojë procedurën për kthim. Në qoftë se edhe gjatë procesit të kthimit BZHMV-ja ka nevojë për dokumente plotësuese, siguruesi është i obliguar të njëjtat t’ia dorëzojë BZHMV-së. Në qoftë se BZHMV-ja arrin ta paguajë vlerën e plotë nga kërkesa, në atë rast siguruesi i jep minimum 10% respektivisht përqindjen e pasiguruar nga dëmi i paguar.
Tel: 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 141, 142, 143, 144, 145.
e-mail: info.osiguruvanje@mbdp.com.mk