Çfarë janë kërkesat vendase? Çfarë do të thotë sigurimi i kërkesave vendase?

Gjatë shitjes së produkteve/shërbimeve në tregun vendas me pagese me vonesë, ekziston rreziku i mospagesës së mundshme të kërkesave. Për të mbrojtur nga rreziku i mospagesës së kërkesave të tyre, kompanitë mund të sigurojnë kërkesave e tyre nga rreziqet tregtare.


Sigurimi i kërkesave vendase pas dorëzimit të mallit

Sigurimi i kërkesave vendase pas dorëzimit të realizuar të mallit nënkupton sigurimin e kërkesave të shitësit nga blerësi i tij në RMV pas dorëzimit të realizuar të mallit. Sigurimi i kërkesave vendase përfshin:

  • sigurimi ndaj rreziqeve tregtare.

Rreziqet komerciale:

  • falimentimi,
  • mospërmbushje të zgjatur të detyrimeve (mospagesë për 180 ditë nga afati i rënë dakord) nga blerësi vendas. 

Sigurimi i kërkesave vendase para dorëzimit të mallit

Sigurimi i kërkesave vendase para dorëzimit të mallit nënkupton kur shitësi prodhon mallra të caktuara me porosi të veçantë të një blerësi të caktuar nga RMV-ja, nëse gjatë prodhimit blerësi falimenton dhe shitësi nuk mund t'ia shesë produktin një blerësi tjetër për shkak të karakteristikave specifike, atëherë BZHMV-ja e dëmshpërblen shitësin.

 Sigurimi i kërkesave të klientit nga blerësi i tij në RMV para dorëzimit të mallit përfshin:

  •  insurance against commercial risks.

Rreziqet komerciale:

  • falimentimi

Kontakt me Sektorin për sigurimin e kredive dhe faktoringu:

Tel: 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 141, 142, 143, 144, 145.